Farruku ndryshon mendje dhe rinovon, Burreli prezanton 3 afrimet në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2024 | 22:25

Farruku ndryshon mendje dhe rinovon, Burreli prezanton 3 afrimet në mbrojtje

Fundjava që shkoi rezervoi një surprizë të këndshme për skuadrën matjane. Sipas sekretarit të klubit “Burreli”, Marjan Lleshaj, mësojmë se sulmuesi Florenc Farruku ka ndryshuar mendje dhe ka rinovuar edhe për një vit me skuadrën matjane.

farrukuu

 

“Sulmuesi Farruku firmosi sërish për Burrelin. Ai zgjodhi ekipin ku u rrit dhe u formua si futbollist. Nga viti në vit ai po rritet si lojtar dhe me meritë është golashënuesi më i mirë i skuadrës. Farruku refuzoi ofertat e disa skuadrave për të qenë sërish pjesë e projektit të skuadrës sonë”, tha Lleshaj për “Panorama Sport”. Disa ditë më parë, goleadori shpalli “divorcin” me skuadrën e vendlindjes, ku pati disa oferta nga klube vendase dhe kosovare. “Ne ia njohim vlerat lojtarit tonë. Është shumë mirë që ai do të kontribuojë për skuadrën e vendlindjes e jo për ndonjë tjetër.

Mosha e re dhe eksperienca që mund të fitoj nga viti në vit e bën atë më të sigurt në hedhjen e hapit vendimtar”, e mbylli komentit të tij sekretari Lleshaj. 23-vjeçari Florent Farruku, gjatë karrierës së tij pesëvjeçare me skuadrën e Burrelit është aktivizuar në 78 ndeshje dhe është autori i 19 golave. Në edicionin që lamë pas, Farruku kryesoi listën e golashënuesve të skuadrës me tetë gola, disa prej tyre kanë pasur vlerë përcaktuese në arritjen e mbijetesës. Përveç rinovimit me Farrukuan në fundjavë klubi matjan ka prezantuar edhe tre nga përforcimet e kryera në merkato. Pikërisht bëhet fjalë për tre mbrojtës, Silvestër Shkalla, Jurgen Dushkaj dhe Klejdi Paloka. Me këto tre zyrtarizime Burreli “blindon” mbrojtjen për sezonin e ri.

NDERIM GOCI- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"