“Fat të punoj me Rejan”, Hamdi Salihi: Ju tregoj trajnerin e ri të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2019 | 15:40

“Fat të punoj me Rejan”, Hamdi Salihi: Ju tregoj trajnerin e ri të Kombëtares

Një bomber në stolin e Kombëtares, Hamdi Salihi i është bashkuar stafit të Edi Rejas në përfaqësuese. Ish-sulmuesi goleador i kuqezinjve dhe shumë skuadrave në karrierë, tanimë me tutat e trajnerit, ka komentuar ndjesinë për detyrën e re si dhe mundësinë që i ka dhënë trajneri aktual i kuqezinjve.

hamdi salihi

“Të jem pjesë e ekipit kombëtar është gjithmonë një krenari dhe kënaqësi shumë e madhe, krahasuar me kohën kur kam qenë lojtar, kjo ka edhe më shumë përgjegjësi. Jam përpjekur që të ndihmoj me njohuritë që kam, që të ndikoj qoftë në raportin me lojtarët, por edhe për të përçuar te trajneri të dhënat e duhura. Gjithçka, e cila të shërbejë për të përgatitur sa më mirë ndeshjet kualifikuese”, u shpreh shkodrani për “SuperSport”.

Bulku-Reja-Salihi

Puna me një trajner përvoje nuk mund të mos përmendej nga ish-bomberi i Kombëtares. “Është fat që të punoj direkt me një trajner të nivelit të lartë, me një bagazh shumë të madh dhe që ka 40 vite që trajnon. Ai ka edhe një komunikim dhe raport të jashtëzakonshëm jashtë futbollit. Jam me fat që bëj pjesë në këtë staf”, ka deklaruar Hamdi Salihi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"