Fati i Kvaratskhelias duket të jetë i destinuar te Napoli, De Laurentis refuzon 110 milion eurot e PSG-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 16:05

Fati i Kvaratskhelias duket të jetë i destinuar te Napoli, De Laurentis refuzon 110 milion eurot e PSG-së

Janë bërë disa muaj tashmë që Kviça Kvaratskhelia është nën radarët e PSG-së. Kampionët e Francës i kanë bërë ofertën e fundit klubit të Napolit, të cilët kanë nën zotërim kartonin e gjeorgjianit, një ofertë që kap shifrat e 110 milion eurove.

kvaratskhelia

Problemi mbetet De Laurentis, të cilit nuk i hynë në sy fare shumat e francezëve, dhe nuk do ta lejojë sulmuesin e tij të largohet nga qyteti i Napolit, të paktën edhe sezonin e ardhshëm. Gjeorgjiani është pika kyçe e projektit të ri të Antonio Kontes, dhe në fakt presidenti i klubit napolitan po mendon që t’i propozojë një kontratë të re Kvaratskhelias.

Sulmuesi ka një pagë të vogël, që kap shifrën e 1.4 milionëve euro në sezon, dhe me kontratën e re që De Laurentis e ka ndërmend që t’ia zgjas deri në vitin 2029, paga e tij do të rritet në 5.5 milion euro në sezon. Gjithashtu brenda kontratës do të jetë edhe një klauzolë lirimi. Nëse PSG-ja do që të blejë shërbimet e gjeorgjianit vitin e ardhshëm, ata duhet të paguajnë diku te 130 milion euro.

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"