Postuar: Korrik 30, 2021 | 0:15
Festë me “Birra Tirana”, qipriotët dashurohen me birrën shqiptare
Birra “Tirana” ka qenë e preferuara e qipriotëve të AEL Limasolit gjatë ditës së djeshme. Në reportazhin për ndeshjen. “Kerkida.net” i kushtonte vëmendje të veçantë birrës shqiptare, më e preferuara në vendin tonë.
“Festuam me Birra Tirana në Shqipëri. Na shijuan shumë sepse ishin të ftohta dhe cilësore. Ishte një kualifikim i merituar dhe ata pak tifozë e shijuan kualifikimin në Shkodër me birrën më të mirë shqiptare. Tani na pret një ndeshje e vështirë në Baku kundër azerbajxhanasve të Karabakut dhe shpresojmë të dalim me sukses”, thuhet ndër të tjera në portalin e njohur qipriot.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"