Festimi i Demiral me “ujqërit” bëhet problem, UEFA hap zyrtarisht hetim për heroin e Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 11:23

Festimi i Demiral me “ujqërit” bëhet problem, UEFA hap zyrtarisht hetim për heroin e Turqisë

UEFA ka bërë të ditur se ka hapur zyrtarisht një hetim rreth akuzave për Merih Demiral se ka bërë sjellje të papërshtatshme me festimin e tij gjatë dhe pas ndeshjes mes Turqisë dhe Austrisë. Mbrojtësi ishte protagonist me dy golat e tij duke siguruar kalimin e Turqisë në çerekfinalet e Euro 2024, por vëmendjen e ka marrë festimi i tij.

demiral

Ai çoi duart lart duke bërë me gishta shenjën e “ujqërve” që është një simbol i grupimit “Ujqërit Gri”, i cili në disa vende cilësohet si organizatë ekstremiste, meqë në ideologjinë e tij është kthimi i Turqisë së madhe që shtrihet nga Ballkani deri në Kinë.

“Në lidhje me ndeshjen e raundit 1/16 të Kampionatit Europian mes Austrisë dhe Turqisë të luajtur me 2 korrik në Lajpcig, Gjermani, është hapur një hetim në përputhje me Nenin 31 (4) të Rregulloreve Disiplinore të UEFA-s në lidhje me sjelljen e papërshtatshme që aludohet për lojtarin e Turqisë, Merih Demiral”, shkruhej në një njoftim të UEFA-s sot rreth kësaj çështje.

UEFA mund ta interpretojë festimin e Demiral si një mesazh politik, me pasoja ndëshkimin e lojtarit me gjobë apo edhe me pezullim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"