Festimi me “ujqërit” bëhet problem, UEFA pezullon me 2 ndeshje heroin e Turqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 21:04

Festimi me “ujqërit” bëhet problem, UEFA pezullon me 2 ndeshje heroin e Turqisë

Mbrojtësi Merih Demiral është pezulluar me 2 ndeshje nga UEFA për sjellje të papërshtatshme me festimin e tij gjatë dhe pas ndeshjes mes Turqisë dhe Austrisë. 

demiral

Ai çoi duart lart duke bërë me gishta shenjën e “ujqërve” që është një simbol i grupimit “Ujqërit Gri”, i cili në disa vende cilësohet si organizatë ekstremiste, meqë në ideologjinë e tij është kthimi i Turqisë së madhe që shtrihet nga Ballkani deri në Kinë. 

Kësisoj heroi i Turqisë në ndeshjen ndaj Austrisë do të humbasë duelin ndaj Holandës, dhe sfidën pasardhëse në qoftë se turqit kualifikohen.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"