Fidel Ylli, optimist: Besojmë më shumë se kurrë te medaljet në Olimpiadë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 19:04

Fidel Ylli, optimist: Besojmë më shumë se kurrë te medaljet në Olimpiadë

Fidel Ylli, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar, ndër të tjera evidentoi rezultatet e larta në 3 vitet që drejton KOKSH-in. Ylli gjithashtu theksoi se beson në fitimin e medaljes së parë olimpike nga Shqipëria në “Paris 2024”.

451020893_898980348938412_2716963716686735150_n

“Është një nga mbrëmjet më të bukura, në një sallë të mbushur me shumë yje. Franca kujton Bastijën dhe dorëzojmë flamurin. Një ceremoni simbolike, por shumë domethënëse. Në 3 vitet që drejtoj Komitetin Olimpik, janë fituar mbi 500 medalje, një tregues i madh për talentet që kemi.

Sporti nuk është vetëm medalje, por gjithashtu një garë për jetën, për shëndetin. Kemi 10 mijë fëmijë të angazhuar në projektin për basketbollin dhe volejbollin. Tani jemi para një momenti të madh siç janë Lojërat Olimpike, një event jashtëzakonshëm me pjesëmarrjen e 206 shteteve. Besojmë më shumë se kurrë në fitimin e medaljes së parë historike për Shqipërinë.

Sportistët dua t’i përgëzoj për arritjet e tyre dhe uroj që të na nderojnë në Paris. Falënderoj qeverinë, kryeministrin Edi Rama, ministren Manastirliu dhe kryebashkiakun Veliaj për të gjithë mbështetjen që japin për sportin. Ajo që mund të them është se jam besimplotë që do ta nderojmë Shqipërinë në Lojërat Olimpike”, deklaroi Ylli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"