FIFA nis hetim kundër Argjentinës për finalen e Kupës së Botës: Lojtarët festuan në zonën e parashikuar për intervista, dëmtuan…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2023 | 16:05

FIFA nis hetim kundër Argjentinës për finalen e Kupës së Botës: Lojtarët festuan në zonën e parashikuar për intervista, dëmtuan…

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur procedurat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Argjentinës për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe shkelje të lojës së ndershme në finalen e Kampionatit Botëror.

GettyImages-1450108664

Në finalen e Kampionatit Botëror, Argjentina mundi Francën me penallti në stadiumin Lusail të Katarit.

Rreth tre orë më vonë, lojtarët e udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi vrapuan dhe kënduan nëpër zonën e dedikuar për intervista zyrtare dhe dëmtuan muret e dobëta ndarëse dhe nuk u ndalën për të komunikuar me mediat ndërkombëtare.

Akuzat disiplinore përfshijnë “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme” dhe nuk i referohen sjelljes që bëri argjentinasi Emiliano Martinez pasi mori trofeun si portieri i turneut.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"