Fikajo Tomori: Te Milani po punojmë fort, titulli është vetëm një nga objektivat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 14:00

Fikajo Tomori: Te Milani po punojmë fort, titulli është vetëm një nga objektivat

Në inaugurimin e dyqanit të ri të klubit, Fikajo Tomori dha një intervistë duke folur për çështjet më të nxehta aktuale të lidhura me skuadrën kuqezi. Të shumta temat e prekura nga mbrojtësi i cili komentoi gjithçka, që nga java e parë e stërvitjes deri në mbërritjen e Alvaro Moratas.

tomori

Si po ndryshon Milani me Fonsekën?

Po, kemi ndryshuar shumë. Natyrisht prej trajnerit. Ka ide të reja, një klimë të mirë. Po punojmë mirë, fort dhe jemi të emocionuar. Të gjithë duan të japin më të mirën dhe kështu duhet të vazhdojmë.

Aq shumë entuziazëm, saqë tifozët ju kërkuan titullin…

Po, edhe ne e duam e po punojmë fort që të jemi në lartësinë e duhur. Sigurisht që grupi nuk është i plotë, por të gjithë ata që punojmë janë të motivuar.

Këto janë ditët e Moratas. Çfarë mendoni për këtë sulmues të madh?

Kam luajtur me të te Çelsi. Ia njoh cilësitë. Ai është një sulmues me shpejtësi, forcë dhe mund të shënojë shumë. Kjo është ajo që na duhet për këtë sezon. Por, jemi pak nervozë sepse nuk është ende zyrtare.

Për sa i përket eksperiencës, a mund të jetë Morata zëvendësuesi i Zhirusë?

Le të shpresojmë. Ai është një lloj tjetër lojtari, me karakteristika të ndryshme, por po, shpresoj e shpresojmë se ai mund të na ndihmojë. Jemi të emocionuar për sezonin e ri.

Cili ishte mesazhi që i dhatë njëri-tjetrit në dhomat e zhveshjes me trajnerin e ri?

Tani nuk kemi folur shumë për sezonin e ri sepse nuk i kemi të gjithë lojtarët për shkak të Kampionatit Europian. Por siç thashë po punojmë mirë. Në fillim është vështirë, por do të përpiqem të bëj më mirë se vitin e kaluar siç thashë me një trajner të ri, me ide të reja. Po punojmë mirë, po vrapojmë shumë, por është në rregull.

A keni folur me Abrahamin?

Ishim me pushime bashkë, por nuk folëm për futboll, por vetëm biseda të përgjithshme.

Teo, Leao dhe Menja mbeten: çfarë besimi i jep kjo grupit tuaj?

Ata janë emra të mëdhenj, lojtarë që na ndihmojnë shumë. Po, kur Ibra thotë se ata qëndrojnë është gjithmonë një gjë e mirë.

Cilat janë ndryshimet më të dukshme në krahasim me të kaluarën?

Ne kemi punuar shumë për presionin ndaj rivalit, për mënyrën se si duam të sulmojmë, të mbrohemi dhe të ndërtojmë nga prapavija. Tani duhet të luajmë disa ndeshje dhe të kuptojmë se si mund të përmirësohemi. Intensiteti, energjia me top dhe pa top do të jenë thelbësor. Do ta kuptojmë më mirë kur do të luajmë ndeshjen e parë kundër Rapidit (nesër në 17:30).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"