Finale epike nga Janik Siner! Italiani mund me përmbysje Medvedev dhe fiton Australian Open

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2024 | 13:50

Finale epike nga Janik Siner! Italiani mund me përmbysje Medvedev dhe fiton Australian Open

Janik Siner ka hyre në histori  duke fituar sot Australian Open me një përmbysje spektakolare përballë rusit Danil Medvedev, duke u bëre italiani i parë që triumfon në  një turne të tillë qe nga viti 1976.

siner

Edhe pse Medvedev e nisi ndeshjen me shumë ritëm në Melburn dhe fitoi dy setet e parë me shifrat identike 6-3, italiani nuk u demoralizua dhe ktheu fatin e ndeshjes në favor të tij. Ai fitoi dy setet pasardhëse me shifrat 6-4 6-4, duke çuar fatin e takimit në setin final. Aty, Siner dominoi qe në fillim dhe mbylli setin 6-3, duke bëre të tijin trofeun, që është i pari Grand Slam i karrierës për italianin

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"