Finalizohet me sukses shitja, klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2024 | 20:37

Finalizohet me sukses shitja, klubi i Kategorisë së Parë bëhet me president të ri

Lajme pozitive nga kampi pogradecar, ekipi liqenor, i cili në edicionin e kaluar siguroi ngjitjen në Kategorinë e Parë, tashmë është bërë me presidenti të ri.  

5e47700f-68da-45dc-9f8c-2150da4a10a7-1024x568

Bëhet me dije se Bashkia e Pogradecit hodhi në ankand për shitjen e aksioneve të klubit, teksa pati vetëm një ofertë të paraqitur dhe ajo ishte e presidentit të “Arlis Construction”, Armand Lilo. 

Tashmë procedura është mbyllur është bërë vlerësimi i ofertës dhe Lilo zyrtarisht është presidenti i ri i Pogradeci. 

Me emërimin e presidentit të ri, objektivat e Pogradecit këtë sezon pritet të jenë madhore. Sipas informacioneve që vijnë nga kampi liqenor është rikonfirmuar në krye të pankinës shkodrani Samuel Nikaj edhe për 1 sezon, ndërsa nuk ka të dhëna se çfarë do të ndodhë me pjesën tjetër drejtuese të klubit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"