Finalja e Championsit/ UEFA kërkon të shmang kaosin e sezonit të shkuar, i dërgon tifozët 9 orë para në stadium
UEFA i ka udhëzuar tifozët e Mançester Sitit dhe Interit për të mbërritur 9 orë përpara nisjes së finales së Champions-it në stadiumin “Ataturk” të shtunën.
Qeveria europiane e futbollit i ka nxitur tifozët që të shkojnë drejt stadiumit prej orës 11:00 për të shmangur kaosin që ndodhi në Paris sezonin e shkuar, ku shumë tifozë të Liverpulit dhe Realit u bllokuan në radhë dhe patën vështirësi për të hyrë në stadiumin “Stade de France”, duke përjetuar edhe skena dhune, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës për të shmangur turmat.
Autoritetet duan t’i shpërndajnë tifozët për shkak edhe të mjeteve të transportit publik që do ta kenë të vështirë të përballojnë këto kapacitete. Tifozët e Sitit dhe Interit do të kalojnë përmes 3 pikash kontrolli për të hyrë në stadium, fillimisht duke aktivizuar biletën elektronike përpara se të kalojnë kontrollet fizike nga policia dhe faza e fundit e hyrjes do të menaxhohet nga një firmë private sigurie.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"