Finalja e Kupës/ Drejtori i Kukësit fton tifozët: Na thërret vendlindja, ne dimë të… (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2024 | 14:23

Finalja e Kupës/ Drejtori i Kukësit fton tifozët: Na thërret vendlindja, ne dimë të… (VIDEO)

Të martën në “Air Albania”, në orën 19:00, Kukësi do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të të gjithë sezonit, kundër Egnatias, në finalen e Kupës së Shqipërisë.

NAIM HALILI

Duke ditur edhe rëndësinë e madhe që ka kjo përballje për të gjithë qytetin verilindor, drejtori sportiv i skuadrës kuksiane Naim Halili, i bën thirrje të gjithë tifozëve që të udhëtojnë drejt Tiranës dhe të mbështesin ekipin e tyre në këto kohë të vështira, por që mund ta mbyllin me një buzëqeshje në fytyrat e tyre, duke fituar edhe Kupën:

“Të martën të gjithë bashkë , na thërret vendlindja na thërret emri Kukës , kjo është dita ku kemi nevojë më shumë se kurrë, të jemi bashkë për mbështetjen e ekipit të zemrës. kuksianët dinë të jen bashkë, zemrat e kuksianëve janë si zemrat e Luanëve. Forca Kukësi ”

Ai e shoqëronte këtë postim të tijin me një këngë me titullin “Adem Jashari”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"