Finalja e “padëshiruar” e Kupës së Greqisë në “Air Albania”? Pengesë bëhet një këngëtar grek
Kupa e Greqisë mund të kurorëzoj fituesin e saj të këtij edicioni në Tiranë. Ky është lajmi i ditës së sotme që ka qarkulluar gjerësisht pasi fqinjët po kërkojnë një stadium ku të mund të zhvillojnë ndeshjen mes AEK-ut të Athinës dhe PAOK-ut të Selanikut. Por për ta bërë realitet këtë ide, ka shumë pengesa dhe më e madhja vjen nga një këngëtar i njohur grek.
“SDNA” bën të ditur se në teori, ka pak gjasa që ndeshja të zhvillohet në kryeqytetin tonë, pasi në “Air Albania” do të zhvillohet koncerti i këngëtarit grek Nikos Vertis. Ky i fundit do të zhvillojë koncert në këtë impiant më datë 25 maj dhe kjo në teori e bën të pamundur zhvillimin e ndeshjes së ndezur mes dy skuadrave greke më datën 24 maj, sipas kalendarit.
Vertis ka rezervuar stadiumin nga data 23 maj, deri më datën 26 maj, për të bërë përgatitjet e duhura për koncertin e parë të tij në vendin tonë. Ndërkohë, më 28 maj, në këtë impiant është parashikuar të zhvillohet një shfaqje e Notre Dame de Paris, ndërsa data 1 qershor është rezervuar për finalen e Kupës së Shqipërisë.
Para datave të mësipërme është e pamundur të organizohet në kohë e zhvillohet ndeshja në këtë stadium dhe për më tepër nuk do të ishin dakord as skuadrat greke që diskutojnë sfidën mes tyre. Ndaj zhvillimi i ndeshjes në kryeqytetin shqiptar duket një hipotezë gjithnjë e më pak e mundshme.
PANORAMASPORT.AL
LEXO EDHE: E BUJSHME/ E refuzojnë të gjithë, finalja e Kupës së Greqisë mund të luhet në Tiranë
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"