Finalja e parakohshme e Europianit, Josa paralajmëron Spanjën: Nuk do kenë përballë mbrojtjen e Gjeorgjisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 21:06

Finalja e parakohshme e Europianit, Josa paralajmëron Spanjën: Nuk do kenë përballë mbrojtjen e Gjeorgjisë

Spanja mundi 4-1 Gjeorgjinë, teksa në çerekfinale do të përballet me Gjermaninë. I mirënjohuri, Mirel Josa në “Euro 24” në News 24, tha se iberikët janë mjaft të fortë, por “panzerat” janë skuadër që do i vështirësojnë jetën atyre.

JOSA MIREL

“Gjermania më pëlqen për dëshirën që ka. Mos të mendojë Spanja se përballë do ketë mbrojtjen e Gjeorgjisë. “Panzerat” kanë filozofinë e vet të lojës, del me dy mbrojtësit anësor. Gjermania ka ekuilibër në mesin e fushës” – deklaroi Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"