Finalja e “play out”-it/ Besa, drejt Vlorës për të ngritur flamurin e shpëtimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2024 | 12:06

Finalja e “play out”-it/ Besa, drejt Vlorës për të ngritur flamurin e shpëtimit

Për një klub si Besa do të ishte dështim nëse fundi i sezonit do ta gjente ndër ekipet e fundit. Kështu që “play out”-i, që luhet sot në orën 16:00 në Vlorë, konsiderohet padyshim dështim për kavajasit. Brenda 10 vitesh, Besa provon për herë të dytë këtë situatë, teksa në BESA2015 mbijetuan ndaj Sopotit.

 

Sot përballë do të kenë një tjetër emër të madh, si Luftëtari, që ka prodhuar dhjetëra yje të futbollit shqiptar e ashtu si Besa, mos më keq, ndodhet në Kategorinë e Dytë. Realiteti shqiptar i ka ndryshuar balancat në futboll, pasi skuadra me emër si Flamurtari, Apolonia, Lushnja, Besa e deri dje edhe Elbasani militojnë jashtë elitës. Për të gjitha këto, sfida Besa-Luftëtari nuk ngjall asnjë emocion, përkundrazi keqardhje për të dy klubet.

Megjithatë, kavajasit do të hyjnë në fushë për të mos u turpëruar më shumë dhe kundër Luftëtarit do të kërkojnë patjetër fitoren për të shpëtuar minimumin e sezonit. Trajneri Dorian Bubeqi, një ekspert i trainingut dhe skemave efikase, është i bindur se Besa i ka kualitetet për të mos u rrëzuar në Kategorinë e Dytë. Kundër Luftëtarit, stafi teknik do të ketë në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve. Lojtarët kavajas do të mbështeten nga qindra bashkëqytetarë, në dispozicion të të cilëve Bashkia Kavajë ka vendosur autobusë falas drejt Vlorës.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"