Postuar: Qershor 27, 2021 | 20:23
Firmino surprizon Teutën, durrsakët e Edi Martinit mposhten në miqësore
Teuta është mposhtur me rezultatin 1-0 nga skuadra e Llapit në miqësoren e zhvilluar në Strugë. Një humbje surprizuese kjo për skuadrën e Edi Martinit. Ndeshja u vendos nga qendërsulmuesi Alef Firmino, i cili në minutën e 90-të, arriti të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë e fituar nga vetë ai.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta, durrsakët nuk arritën të realizonin në këtë test, i cili do t’u shërbejë për sfidën e raundit të parë të Champions-it ndaj Sherifit.
Vlen të theksohet fakti se kjo ishte miqësorja e dytë në harkun e 3 ditëve për Teutën, që më 24 qershor, mposhti Sileksin me rezultatin 1-0 në sfidën e zhvilluar në Ohër.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"