Firmos Tahirllari: Do jem njeriu gol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2015 | 11:01

Firmos Tahirllari: Do jem njeriu gol

tahirrllariArtnant Tahirllari është zyrtarisht një lojtar i Luftëtarit. Më në fund, sulmuesi ka gjetur akordin me drejtuesit bluzinj, ndërsa ka hedhur firmën në kontratë. 22-vjeçari, pjesë e Luftëtarit prej disa ditësh, ka vendosur të mbrojë fanellën e kësaj skuadre për pjesën e mbetur të sezonit. Korçari paraditen e djeshme është ulur në tryezën e bisedimeve me presidentin e Luftëtarit, Flamur Bime, duke u konfirmuar kështu si prurja e parë e gjirokastritëve në këtë merkato dimri. Tahirllari, pasi ka shkëputur me konsensus marrëdhëniet me ekipin e Elbasanit, ka zgjedhur Luftëtarin për vijimin e aventurës futbollistike.
Deklarata Sulmuesi i ri i Luftëtarit, Artnant Tahirllari, në një bisedë për “Panorama Sport” u shpreh i lumtur për zgjedhjen e bërë në këtë merkato. “Jam i lumtur që firmosa për Luftëtarin. Prej disa ditësh po stërvitem me ekipin e ri, Luftëtari, për të cilin shpreh bindjen se do të jap më të mirën time. Këmbënguljen e drejtuesve të ekipit për shërbimet e mia do ta shpërblej me gola”, ka pohuar Tahirllari. 22-vjeçari korçar nuk do të jetë i pari dhe i vetmi lojtar i afruar në merkaton e janarit, ndërsa priten të tjera prurje.
Devolli – Para seancës së djeshme stërvitore, numri një i pankinës së Luftëtarit, Bledar Devolli, lidhur me rezultatin që rezervoi miqësorja me Apoloninë, si dhe për ecurinë e merkatos, u shpreh: “Jam i kënaqur për barazimin e marrë ndaj Apolonisë, por duhet më shumë punë për t’u bërë. Pres më shumë nga lojtarët që stërvis. Na duhet të përmirë- sohemi në të tri repartet e lojës. Me dy përforcime të reja ekipi do të konsolidohet edhe më shumë. Kam marrë OK-in e presidentit për të afruar lojtarë kualitativë. Organizimi i 2-3 takimeve miqë- sore do të na shërbejë për kolaudimin e ekipit për të qenë të gatshëm më 7 shkurt

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"