Firmosin Lekaj dhe Kepi, klubi do edhe Çutrën
Drejtuesit e klubit të Kastriotit kanë bërë goditjet e radhës në merkato, duke e përforcuar akoma edhe më shumë ekipin. Kështu nga dita e djeshme janë bërë zyrtarisht pjesë e krutanëve, mbrojtësi Bruno Kepi dhe mesfushori Senad Lekaj, të cilët kanë nënshkruar për një sezon me këtë skuadër.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për “Panorama Sport” administratori i Kastriotit, Altin Hoxha .
“Dje arritëm të konkretizonim dy blerje cilësore. Bëhet fjalë Bruno Kepin dhe Senad Lekajn. Të dy futbollistët hodhën firmën në kontratë, duke u bërë kështu pjesë e Kastriotit për edicionin e ri futbollistik”, ka theksuar administratori krutan. Nga sa mësohet, drejtuesit e presidencës janë në bisedime dhe me një tjetër futbollist cilësor. Bëhet fjalë për mesfushorin Xhynejt Çutrën, i cili në edicionin e kaluar është aktivizuar me Tërbunin. Në ditët në vijim do të mësohet dhe fati i tij nëse do të firmosë apo jo me skuadrën e Kastriotit, që pak nga pak po merr formë.
Përgatiti: Ndriçim Kruja
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"