Postuar: Gusht 4, 2017 | 16:10
“Firoja” e parë te Skënderbeu, largohet mesfushori Afrim Taku
Mesfushori Afrim Taku i ka dhënë fund aventurës së shkurtër me skuadrën e Skënderbeut. Largimi i tij lidhet me detyrimin e paraqitjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për arsye dokumentacioni.
Marrëveshja me Skënderbeut ishte që 28-vjeçari të aktivizohej vetëm në Ligën e Europës. Edhe pse rrugëtimi i korçarëve në Europë nuk ka përfunduar ende, “Supersport” raporton se Taku ka pasur mirëkuptimin e klubit për t’u larguar.
Në total me fanellën e Skenderbeut, mesfushori u aktivizua 264 minuta, duke bërë një paraqitje dinjitoze.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"