Flamurtar shumëkombësh, gati edhe tre afrime pas sulmuesit meksikan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 10:46

Flamurtar shumëkombësh, gati edhe tre afrime pas sulmuesit meksikan

Flamurtarit ka bërë zyrtare lëvizjen e radhës në merkato, ku drejtuesit po mundohen të plotësojë ekipin dhe trajneri Andrea Agostineli t’i ketë alternativat e duhura gjatë fazës përgatitore. Flamurtari prezantoi dje një meksikan, që e bën edhe më shumëkombësh ekipin.

flamurtar stervitjee

Hoze Antonio Kobian Ruiz është futbollisti më i ri që i bashkohet ekipit vlonjat. Hoze Kobian Ruiz është 25 vjeç dhe luan si mesfushor, por edhe sulmues i djathtë. Në sezonin e fundit meksikani ka luajtur te Llapi në Kosovë. Hoze Antonio Kobian Ruiz ka lindur më 14 shtator 1998 në Meksikë. Karrierën ai e ka zhvilluar në vendlindje. E ka nisur në sezonin 2013-2014 me moshat e “CA Coula”, “Chiapas”, “Jaguares”, “Club Necaxa” dhe në sezonin 2017-2018 u tranferua tek Atlante. Në vijim ka luajtur me skuadrat e para të “Bëcaxa”, “Pumas Tabasco”, “Min.  Zacatecas”. Në sezonin 2023-2024, Kobia ka luajtur te Llapi në Kosovë, ku u dallua për paraqitje pozitive. Meksikani dje u prezantua dhe firmosi kontratën 1-vjeçare me Flamurtarin, me të drejtë rinovimi, dhe sot udhëton në drejtim të Podradecit aty ku skuadra ka nisur përgatitjet nën drejtimin e trajnerit italian Andrea Agostineli.

hoze Kobian

MERKATO- Flamurtari nuk e ka mbyllur merkaton, edhe pse ka kryer 8 afrime deri tani. “Panorama Sport” mëson se të paktën dy mesfushorë dhe një qendërmbrojtës janë në optikën e klubit. Marrëveshja me një mesfushor pritet të mbyllet në orët në vijim dhe pasi të firmosë kontratën do t’i bashkohet ekipit në Pogradec. Për shkak se bisedimet vijojnë dhe nuk kërkojnë “dekonspirimin” që mund t’u prishë punë, klubi po tregohet hermetik për emrat. Përforcimet e fundit priten nga tregu vendës dhe i huaj.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"