Flamurtari bën goditjen e 10-të në merkato, prezanton ish-mbrojtësin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 18:26

Flamurtari bën goditjen e 10-të në merkato, prezanton ish-mbrojtësin e Kombëtares

E marta e 23 korrikut ka rezultuar si dita e fortifikimit te Flamurtari. Pas prezantimit të mbrojtësit nigerian me pasaportë shqiptare, Sodiq Atanda, vlonjatët kanë bërë goditjen e radhës në merkato, duke “blinduar” fazën difensive.

albi alla flamurtari

Pikërisht bëhet fjalë për rikthimin e një ish-lojtari me shumë eksperiencë, Albi Alla. 31-vjeçari i bie që të rikthehet pa 6 viteve në Vlorë dhe kështu kuqezinjtë përforcojnë edhe repartin me më pak alternativa në edicionin e kaluar, qendrën e mbrojtjes. Pogradecari është prezantuar sot me fanellën kuqezi.

Me afrimin e mbrojtësit Alla shkon në dhjetë numri i afrimeve të kryera deri tani nga Flamurtari në merkaton e verës. Në sezonin e fundit Alla ka qenë pjesë e Teutës, por ka qenë i pafat, ku për shkak të një dëmtimi mbeti shumë kohë jashtë fushave të blerta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"