Flamurtari bën ndryshime të mëdha, Ferko nuk është më drejtor. Idrizi: Pollozhanit i kam lënë dorë të lirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2024 | 20:06

Flamurtari bën ndryshime të mëdha, Ferko nuk është më drejtor. Idrizi: Pollozhanit i kam lënë dorë të lirë

Alfred Ferko është liruar nga detyra që mbante si drejtor i klubit të Flamurtarit, ndërsa ka marrë postin e Andi Ribajt. Pra, Ferko është emëruar sekretar i përgjithshëm i klubit.

idrizi ferko

Nga ana tjetër, Ribaj do të jetë zëvendës trajner deri në momentin e nisjes së punës nga trajneri i ri. Ky i fundit, do të vendosë nëse si ndihmës do të mbajë një, Lejdi Liçajn apo Andi Ribajn. Gjithsesi, sido që të jetë, të dy do të jenë pjesë e Flamurtarit.

Ndërsa Artim Pollozhani, me ndryshimet e fundit merr detyrën e Alfred Ferkos si drejtor i klubit. “Artim Pollozhani është emëruar drejtor i klubit. Është i plotfuqishëm. I kam thënë të bëjë çfarë të dojë, por kuptohet, brenda kornizave. I kam lënë dorë të lirë, ndërsa Alfred Ferko do të marrë një tjetër pozicion. Ai do të jetë sekretar i përgjithshëm i klubit”, deklaroi për gazetën presidenti Sinan Idrizi.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"