Postuar: Qershor 28, 2017 | 17:06
Flamurtari “blindon” krahun e majtë të mbrojtjes, rinovon Ergis Mersini
Krahas përforcimit me lojtarë të rinj, klubi i Flamurtarit po punon edhe për mbajtjen në skuadër të lojtarëve që janë në planet e trajnerit Shpëtim Duro për sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi i krahut të majtë, Ergis Mersini, ka rinovuar sot kontratën që do ta mbajë të lidhur me fanellën kuqezi edhe për edicionin 2017-2018.
Mersini iu bashkua Flamurtarit në janar të këtij viti pasi u largua nga Luftëtari ku ishte dhe kapiten i skuadrës. Te vlonjatët mbrojtësi u shndërrua në një nga pikat kyçe të formacionit që siguroi mbijetesën në Kategorinë Superiore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"