Flamurtari, çështja e trajnerit mbetet rebus pa zgjidhje. Ja kandidatët që përfliten në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 15:00

Flamurtari, çështja e trajnerit mbetet rebus pa zgjidhje. Ja kandidatët që përfliten në Vlorë

Flamurtari do të ketë një trajner të ri që do të jetë i huaj. Ka qenë vetë administratori Sinan Idrizi ai që e ka konfirmuar këtë gjë në prononcimin e dhënë një ditë më parë për gazetën. Kreu i klubit vlonjat e la si rebus për t’u gjetur, pasi nuk dha emër, vetëm bëri disa sqarime plotësuese rreth trajnerit që mund të marrë drejtimin e vlonjatëve në sezonin 2024-2025.

flamurtari

“Panorama Sport” kishte paralajmëruar më herët se vlonjatët ishin në bisedime me ish-trajnerin e Luftëtarit dhe Kukësit, Mladen Milinkoviç. Aktualisht 56-vjeçari është pa skuadër dhe kjo e afron akoma më shumë me Vlorën. Trajneri serb ka përvojë në futbollin shqiptar dhe skuadra e fundit që ka stërvitur ka qenë Buduçnosti i Podgoricës. Milinkoviç është kërkuar nga Flamurtari edhe në janar, por palët nuk gjetën akordin e duhur. Mbetët për të parë nëse kësaj radhe do të gjendet gjuha e përbashkët.

Një tjetër kandidat për pankinën është edhe ish-trajneri italian, Diego Longo, i cili është pa skuadër në këtë momente. 48-vjeçari italian, eksperiencën e fundit në Shqipëri e ka pasur me Teutën në sezonin e shkuar. Në sezoni 2021-2022 Longo drejtoi Kukësin, ndërsa te Flamurtari ishte në krye të pankinës në sezonin 2022-2023. Së fundmi, ai ka qenë trajner te rumunët e “Chindia”. Një tjetër emër që lakohet është edhe ish-trajneri serb i Bylisit dhe Apolonisë, Velkjo Dovedan, i cili më shumë vjen si i vetëofruar te Flamurtari.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"