Flamurtari fazë në Pogradec dhe Strugë, por trajneri i ri nuk duket në horizont

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2024 | 10:35

Flamurtari fazë në Pogradec dhe Strugë, por trajneri i ri nuk duket në horizont

 Flamurtari udhëton këtë fundjavë drejt Pogradecit ku për dy javë do të zhvillojë edhe pjesën e parë të fazës përgatitore. Pas kthimit në Vlorë, ku do të qëndrojë tre ditë, ekipi do të niset drejt Strugës për të vijuar fazën edhe për dy javë të tjera.

flamurtar stervitjee

Tani ekipi po përgatitet në Vlorë nga Lejdi Liçaj dhe Andi Ribaj, ndërsa trajneri i ri nuk duket në horizont. Administratori Sinan Idrizi ka zhvilluar së fundmi disa takime me drejtorin Artim Pollozhani për këtë çështje. Madje Idrizi mblodhi të gjithë stafin teknik. “Panorama Sport”, zbulon se emri i vetëm që është lakuar si kandidat për stolin ka qenë italiani Diego Longo. Idrizi duket se e ka pëlqyer punën e Longos dy sezone më parë dhe do të ishte për një rikthim të tij. Administratori ka kërkuar angazhim nga stafi që po drejton skuadrën gjatë stërvitjes. Drejtuesit kishin edhe një mesazh për Lejdi Liçajn dhe Andi Ribajn.

Në vartësi të kërkesave të trajnerit të ri, vetëm njëri prej tyre do të qëndrojë si zëvendës trajner, tjetri do të marrë një pozicion tjetër në klub.Sa i përket stolit, disa versione që po qarkullojnë në Vlorë. Flamurtari duket se nuk ka hequr dorë përfundimisht nga Jeton Beqiri, i cili është i preferuar i Pollozhanit. Vonesa e mbylljes së çështjes së stolit, mund të ketë një të vërtetë për këtë. Beqiri aktualisht është në krye të Shkëndijës dhe mendohet se priten ndeshjet e Konferencë Ligë për të vendosur për të ardhmen. Gjithashtu lakohen edhe emrat e Gentjan Mezanit, Migen Memelli, si dhe Ardian Mema.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"