Flamurtari nis punën për sezonin e ri, me grupin edhe Batha. Faza përgatitore zhendoset në Pogradec

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2024 | 13:27

Flamurtari nis punën për sezonin e ri, me grupin edhe Batha. Faza përgatitore zhendoset në Pogradec

Flamurtari edhe pse pa trajner, nisi dje përgatitjet për sezonin e ri 2023-2024. Stërvitja u drejtua nga sekretari i klubit Andi Ribaj, si dhe nga zëvendëstrajneri Lejdi Liçaj, që janë konfirmuar edhe për sezonin e ri. Në fushën stërvitore të stadiumit ishin edhe dy përgatitësit e portierëve Luan Birçe dhe Erion Dinaj.

BATHA NE STERVITJE ME FLAMURTARIN

Stërvitja u ndoq nga afër nga administratori Sinan Idrizi dhe drejtuesit e klubit, Artim Pollozhani dhe Alfred Ferko. Futbollistët u paraqitën në stadium në orën 17:30, ndërsa stërvitja nisi rreth orës 18:00. Seanca u përqendrua te vrapimet e lehta. Në dispozicion të stafit teknik ishin thuajse të gjithë futbollistët, si dhe dy afrimet e fundit Ardit Hoxhaj dhe Fernandinjo. Skuadrës iu bashkuan dje edhe Albi Metani dhe Reinaldo Mukoj, të cilët ishin të huazuar në sezonin e shkuar.

Në stërvitjen e djeshme doli edhe Idriz Batha që do të vijojë aventurën në Vlorë edhe këtë sezon. Skuadrës i janë bashkuar edhe futbollistët e akademisë, portieri Bruno Qarri, Haxhiraj, Skëndaj, Bregova. Dje mungonte Vasil Shkurtaj, ku sipas burimeve nga klubi, sulmuesi vlonjat do t’i bashkohet sot skuadrës. Binte në sy mungesa e Fjoralb Deliajt dhe Lancinet Sidibe, për të cilët nuk dihet nëse do të vijojnë të jenë pjesë e kuqezinjve.

STERVITJE FLAMURTARI

 

Faza përgatitore, në Pogradec

Flamurtari ka nisur dje përgatitjet për sezonin e ri, 2024-2025, ku pretendohet që në fund të tij të marrë fund distanca nga Kategoria Superiore. Deri ditën e shtunë Flamurtari do të vijojë stërvitjen në Vlorë, ndërsa më pas do të udhëtojë drejt Pogradecit për fazën intensive përgatitore. Kështu që bie posta pista e zhvillimit të fazës në Ohër. Orët në vijim do të jenë vendimtare për vlonjatët, teksa klubi pritet të emërojë trajnerin e ri.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"