Flamurtari rikthen sulmuesin Hoxhaj pas 4 vitesh, prezantohet edhe ish-mesfushori brazilian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2024 | 9:30

Flamurtari rikthen sulmuesin Hoxhaj pas 4 vitesh, prezantohet edhe ish-mesfushori brazilian

Java ka nisur mbarë për Flamurtarin, ku përveç fillimit të punës për sezonin e ri, Flamurtari ka kryer dy “goditjet” e radhës në merkaton e verës.

ARDIT HOXHAJ FLAMURTARI

Edhe pse mungon trajneri, vlonjatët nën drejtimin e drejtorit sportiv Artim Pollozhani kanë kryer deri tani shtatë afrime, pa llogaritur edhe rinovimet e disa titullarëve të sezonit të shkuar që u përfundoi kontrata me Flamurtarin.

ARDIT HOXHAJ- Flamurtari prezantoi dhe sulmuesin Ardit Hoxhajn. Ashtu sikundër “Panorama Sport”, zbuloi ekskluzivisht në numrin e djeshëm, Hoxhaj dje u rivesh kuqezi. 29-vjeçari rikthehet në shtëpi pas 4 vitesh. Sezoni i fundit që Hoxhaj luajti me Flamurtarin ishte 2019-2020. Me firmosjen e Hoxhajt plotësohet edhe një dëshirë e hershme e administratorit Sinan Idrizit, që e donte sulmuesin edhe sezonin e shkuar pavarësisht se zgjodhi Elbasanin. Hoxhaj e njeh mjaft mirë ambientin në Vlorë, ndërsa më parë ka patur eksperiencë në klube si Bylis, Skënderbeu, Korabi, Luftëtari, Vllaznia dhe Elbasani. Në Kosovë ku ka luajtur për Ferizajn.

FERNANDINJO FLAMURTARI

RIKTHIMI I BRAZILIANIT- Flamurtari rikthen Fernando Armando dos Santos (Fenardinjo). 29-vjeçari luan në mesin e fushës dhe shihet si një përforcim i rëndësishëm për vlonjatët. Te Flamurtari luajti në sezonin 2022-2023, kur skuadra drejtohej nga Dritan Resuli. Vjet u transferua në Greqi tek AO Neas Ionias. Braziliani ka luajtur në vendlindje,në Portugali dhe në Greqi dhe rikthehet te Flamurtari për Superioren.

ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"