Flamurtari si uragan në merkato. Ish-mesfushori i Partizanit dhe Vllaznisë firmos për dy vite në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 20:23

Flamurtari si uragan në merkato. Ish-mesfushori i Partizanit dhe Vllaznisë firmos për dy vite në Vlorë

 Nuk ka të ndalur Flamurtari në merkato. Pas prezantimit të Atandës dhe Allës, vlonjatët kanë siguruar edhe shërbimet e një mesfushori me eksperiencë Herald Marku. 28-vjeçari ka firmosur për dy vite me Flamurtarin, gjë të cilën mesfushori qendror e ka pranuar vetë mbrëmë për “Panorama Sport”.

HERALD MARKU

Marku vjen pas një eksperience në futbollin rumun, ku në sezonin e fundit ishte pjesë e UTA Arad. Me afrimin e Markut shkon në 11-të numri i afrimeve te Flamurtari gjatë kësaj merkatoje vere. Marku në Shqipëri ka luajtur edhe për Vllazninë, Partizanin, Kastriotin dhe Tërbunin. Gjithashtu ka luajtur edhe në Gjermani.

Administratori Sinan Idrizi nuk është kursyer gjatë kësaj periudhe me shpresën për të krijuar një ekip konkurrues dhe për t’i dhënë fund distancës me Superioren. Me shumë gjasa merkatoja e vlonjatëve po shkon drejt mbylljes, ndonëse nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë përforcim surprizë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"