Flavio Meçja u bashkohet kavajasve në stërvitje, mund të jetë goditja e 11-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 15:20

Flavio Meçja u bashkohet kavajasve në stërvitje, mund të jetë goditja e 11-të

Besa është skuadra që ka bërë më shumë përforcime në merkaton e verës në Kategorinë e Parë. Deri më tani kavajasit kanë zyrtarizuar 10 afrime, por merkatoja mbetet sërish e hapur.flavio mecjaGjatë seancave të fundit, grupit të futbollistëve i është bashkuar edhe një tjetër kavajas, sulmuesi Flavio Meçja, i cili në sezonin e fundit luajti për Erzenin edhe Lirinë e Prizrenit. Në se klubi e zyrtarizon 23-vjeçarin, i bie që shkon në 11-të numri i përforcimeve te Besa. Meçja është një produkt i shkollës së futbollit kavajas dhe luan në dy krahët e sulmit.

Praktikisht fokusi i drejtuesve të merkatos së Besës është te afrimi i një qendërsulmuesi, pasi trajneri Josa për momentin nuk ka asnjë “pykë” të mirëfilltë në ekip. Në ditët në vijim pritet të mësohet edhe e ardhmja e Meçjes te Besa, i cili në Superiore ka kontribuar për Egnatian dhe Erzenin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"