Flet Mici: Më bindën 6 titujt, Skënderbeu nuk refuzohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2016 | 21:01

Flet Mici: Më bindën 6 titujt, Skënderbeu nuk refuzohet

Gledi Mici i është bëshkuar sot në stërvitje ekipit të Skënderbeut, me të cilin firmosi një kontratë dyvjeçare të martën. Pas seancës, futbollisti ka treguar para mediave në konferencën e parë si pjesë e Skënderbeut se pse zgjodhi pikërisht korçarët për të vazhduar karrierën e tij dhe si e sheh të ardhmen e kësaj skuadre.

mici-1

Mici, sot dita e parë si “ujk”. Si ndiheni?

Janë momentet e para në Korçë me fanellën e Skënderbeut dhe kam përshtypje pozitive. Ndihem vërtetë mirë. Korçarët paskan një mikpritje për t’u pasur zili dhe në kaq orë kam përshtypje vërtet pozitive.

Do jetë i vështirë ambientimi juaj?

Shpresoj që një gjë e tillë të ndodhë sa më shpejt në mënyrë që të jap më të mirën time në fushën e lojës. Faleminderit Korçës që më priti kaq mirë, faleminderit presidentit, stafit teknik, futbollistëve dhe në mënyrë të veçantë futbollistëve, ku pjesën më të madhe e njoh.

Ishit kthyer në një “telenovelë”. I lumtur apo I mërzitur që përfundoi kështu?

Në fakt edhe vetë po marr frymë lirisht tani që u zgjidh, pasi gjithë kohës realisht kam qenë në stres dhe nuk doja realisht të shkonte ashtu siç shkoi, ku u bëra protagonist në media apo në rrjete sociale. Por, në fund të fundit u zgjidh me skuadrën kampione dhe kjo më bën që ta them me plot gojë se jam më shumë se i kënaqur.

Kush ju bindi për Skënderbeun?

Është e vërtetë që diçka më bindi, por vetë numrat “6-të” rradhazi, flas për titujt kampionë besoj që thonë shumë. Është e pamundur të refuzosh një skuadër kaq të madhe e cila një vit më parë luajtur dhe në grupet e Europa League. Kam ardhur te ekipi më i mirë i Superligës dhe ai quhet Skënderbeu.

skenderbeu stervitje

Kush janë ambicjet tuaja tek Skënderbeu?

Të bëj më të mirën, titullin dhe përsëritja e suksesit të sezonit kaluar.

Si e shihni konkurrencën në skudër?

Futbollistët e Skënderbeut do të ma bëjnë të lehtë ambjentimin dhe këtë e thashë dhe e them sërish. Unë kam shumë besim te vetja ime dhe do të punoj shumë që të bëhem një lojtar kryesor në mënyrë që të arrijmë objektivat jo vetëm unë por të gjithë së bashku.

Kë ka gjetur mikun më të mirë Mici te Skënderbeu?

Mund të them që me Sabjen Lilajn jam më i afruar se gjithë te tjerët për momentin, pasi luajtëm dhe me Kukësin në Europë. Gjithashtu edhe me Idrizin kemi qënë shokë tek Flamurtari.

Si e shihni kalendarin e Skënderbeut?

E rëndësishme është ta nisim me fitore ndaj Flamurtarin dhe të mendojmë për ndeshjet një e nga një. Çdo gjë me qetësi dhe besim prej kampioni.

Keni diçka së fundi për të shtuar?

Sigurisht që kam. U them të gjithë tifozëve korçarë që Mici do të japë maksimumin për këtë fanelë dhe do t’i nderojë të gjithë me paraqitjet që do bëjë në fushën e lojës me një qëllim, të shpallim kampion Skënderbeun.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"