Flik me dorë “të hekurt” te Barcelona, trajneri rikthen stilin e harruar të Luis Enrikes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 10:31

Flik me dorë “të hekurt” te Barcelona, trajneri rikthen stilin e harruar të Luis Enrikes

Që kur Hansi Flik mori drejtimin e Barcelonës më 10 korrik, skuadra ka zhvilluar trembëdhjetë seanca stërvitore, të ndara në katër seanca të dyfishta dhe me vetëm dy ditë pushime.hansi-flick-luis-enrique-germany-spainI vetmi lëshim që ka bërë trajneri gjerman ishte anulimi i stërvitjes së pasdites të ditës së parë të punës. Që andej e tutje, planifikimi i seancave të punës është kryer germë për germë, me fokus në përgatitjen fizike, që sipas asaj që thonë brenda dhomave të zhveshjes, nuk ishte parë që nga koha e Luis Enrikes.

Në total, tekniku gjerman ka planifikuar njëzet seanca stërvitore përpara se Barcelona të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të filluar një turne dhjetëditor me tre ndeshje: Mançester Siti (30 korrik), Real Madrid (3 gusht) dhe Milan (6 gusht). Deri më tani Flik kishte punuar me shumë të rinj dhe me vetëm 12 lojtarë nga ekipi i parë. Që nga dje numri është shtuar me 14, teksa me skuadrën i janë bashkuar dhe Levandovski e Kristensen.

Në dhomat e zhveshjes të Barcelonës nxjerrin në pah intensitetin që Flik ka vënë në punë, duke treguar shkollën gjermane, ku ishtrajneri i Bajrnit të Mynihut është një eksponent i qartë. “As seancat stërvitore nuk janë shumë të gjata, por nuk ndalen në asnjë moment”, theksojnë aty. Një intensitet që ishte çelësi i ndërtimit të Bajernit që fitoi gjithçka. Flik e di fare mirë se ky është momenti ideal për të punuar me ngarkesa maksimale, sepse me të shkuar në SHBA, ai e di fare mirë se nuk do të ketë luksin e të punuarit si në qendrën stërvitore të ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"