Florentino Perez është më i suksesshmi, por jo më i pasuri! Ja presidenti që udhëheq listën e “Forbes”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2024 | 15:20

Florentino Perez është më i suksesshmi, por jo më i pasuri! Ja presidenti që udhëheq listën e “Forbes”

Revista e njohur amerikane “Forbes” si çdo vit publikon listën e njerëzve më të pasur në planet.perezNë listën e qindrave spanjollëve më të pasur rezultojnë dhe katër presidentë klubesh në La Liga dhe Liga 2. Huan Karlos Eskote (Deportivo La Korunja), Florentino Perez (Real Madrid), Fernando Roig Alfonso (Vijarreal) dhe Migel Angel Gil Marin (Atletiko Madrid). Pa dyshim surpriza më e madhe është presidenti më i ri i La Korunjës, Huan Karlos Eskote.

Ai mori drejtimin e klubit galician në maj të këtij viti dhe rezulton të jetë presidenti më i pasur në Spanjë, ndonëse ai zotëron një skuadër të Segunda Division. Pasuria e tij llogaritet në 4 miliard euro. Ndërkohë që Florentino Perëz, bosi i Realit është i dyti me një pasuri prej 1.9 miliard euro.

Megjithatë, kjo nuk e pengon Perezin të jetë presidenti më i suksesshëm në Spanjë, teksa kujtojmë se nën drejtimin e tij Reali ka fituar 32 trofe të ndryshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"