Foden: Më vjen keq për Sauthgejt, po paguan gabimet tona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 5, 2024 | 19:21

Foden: Më vjen keq për Sauthgejt, po paguan gabimet tona

Fill Foden këmbëngul se lojtarët më të mirë të Anglisë duhet të marrin përgjegjësinë për një sërë paraqitjesh të dobëta në “Euro 2024” dhe tha se i vjen keq për trajnerin e nënvlerësuar Garet Sauthgejt.

skysports-phil-foden-gareth_6598074

Skuadra kryesoi Grupin C me vetëm pesë pikë pas disa paraqitjeve të turbullta dhe më pas iu desh një roveshatë nga Xhud Bellingam për ta çuar ndeshjen e 1/8-ave kundër Sllovakisë në kohën shtesë, ku Herri Kejn shënoi golin e përmbysjes. Rruga drejt një bilete në gjysmëfinale kalon nesër nga Zvicra, e cila tashmë ka eliminuar kampionët në fuqi, Italinë. Dhe Anglia duhet të bëjë një paraqitje shumë të përmirësuar, pasi Foden pranon se ai dhe shokët e tij kanë lënë për të dëshiruar.

“Mendoj se lojtarët tanë duhet të marrin një pjesë të fajit”, tha ylli i Mançester Sitit.

“Duhet të ketë disa liderë që të mblidhen dhe të gjejnë një zgjidhje se pse nuk po funksionon. Vetëm kaq mund të bëjë trajneri. Ai ju vendos në një sistem dhe ju tregon se si të ushtroni presing”. Me menaxherët e klubeve si Guardiola, Arteta dhe Klop, të cilët kanë punuar ngushtë me një numër lojtarësh në skuadrën aktuale të Anglisë, kritikat për paraqitjet negative në Gjermani kanë rënë kryesisht mbi supet e Sauthgejtit. “Më vjen keq për Garet”, shtoi Foden kur u pyet për presionin ndaj trajnerit.

“Nuk e ka vendosur ai ta bëjë këtë. Në stërvitje ai na ka thënë të presim dhe të qëndrojmë lart në fushë dhe ndihem sikur ndonjëherë duhet të vijë nga lojtarët. Ne duhet të jemi liderë dhe ndihem sikur në ato ndeshje mund të ishim mbledhur pak më shumë dhe të gjenim një zgjidhje”. Ndërsa Bellingam tani ka shënuar dy gola në katër ndeshje në turne, Foden ende nuk e ka përsëritur formën e tij të sezonit të shkuar me klubin, por shpreson ta ndryshojë atë në javët e ardhshme.

“Unë nuk kam qenë lojtari më i mirë në Premier Ligë për të ardhur këtu dhe për të mos e treguar këtë”, tha 24-vjeçari. “Kështu që ndihem sikur çdo ndeshje po bëj hapa të vegjël përpara dhe shpresoj se mund të bëj paraqitje të mira për Anglinë. Ky ka qenë gjithmonë qëllimi im për ta treguar atë për kombëtaren”. Duke lëvizur në qendër, shpeshherë Foden ka zënë pozicione shumë të ngjashme në fushë me Bellingamin dhe pyetjes nëse dyshja mund të bashkëjetojë në të njëjtin ekip, ai iu përgjigj: “Unë nuk jam dakord me këtë, mendoj se ne punojmë mirë së bashku. Është mënyra se si kanë shkuar ndeshjet ndonjëherë dhe mënyra se si funksionon futbolli. Shpresojmë se mund të klikojmë së bashku në ndeshjen e fundit”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"