Fofana, Samarxhiç e Pavlloviç. Nis java e lëvizjeve të mëdha te Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 23:30

Fofana, Samarxhiç e Pavlloviç. Nis java e lëvizjeve të mëdha te Milani

Ka nisur një javë vendimtare për merkaton e Milanit. Nëse me Lazar Samraxhiçin bisedimet janë në një pikë të mirë (drejt akordit me lojtarin, por ende jo me klubin), nuk mund të thuhet se njëjta gjë për Jusuf Fofananë dhe Strahinja Pavloviçin.

samarxhic de ketelare

Dyshja në fjalë i ka dhënë premtimin kuqezinjve dhe ka dakordësi për paga e kohëzgjatje kontratash, por problemi janë klubet e tyre. Monakoja nuk e lëshon francezin pa marrë 35 milionë euro, shumë të cilën duket se është gati ta paguajë Mançester Junajtidi. Ky i fundit po i prish punë drejtuesve të “Djallit” të cilët shohin problematika të ngjashme me Salcburgun për mbrojtësin serb të sipërpërmendur.

Në këtë rast është Atletiko e Madridit që po ngre pazarin. Pavloviç dhe Fofana i janë premtuar kuqezinjve dhe do të kishin role kyçe në sezonin e ri, çka nuk i garantohet në klubet e tjera që i kërkojnë. Megjithatë, vështirësitë e “Djallit” për të barazuar ofertat e konkurrencës mund të jenë vendimtare për arritjen e ose jo të këtyre objektivave. Sidoqoftë, Ibra dhe drejtuesit e tjerë janë optimistë për të mbyllur këto tre negociata brenda kësaj jave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"