Formacion i ri te Bajern Mynihu, Kompani bën “revolucion” taktik

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2024 | 22:01

Formacion i ri te Bajern Mynihu, Kompani bën “revolucion” taktik

Bajern Mynih është identifikuar në dekadat e fundit me formacionin 4-2-3-1, me “arkitekt” Lus van Gal. Ish-trajneri holandez e fokusoi lojën te anësorët Franc Riberi dhe Arjen Roben, sikurse shërbimet drejt “pykës”.

kompani

 

Por në sezonin 2023-2024 lëndimet e shpeshta të Kingsli Koman dhe Serzh Gnabri nuk japin siguri në linjat ofensive. Sipas raportimet të “Bild”, thuhet se Visent Kompani do të ndryshojë rreshtimin te bavarezët. Revolucioni taktik përkon me sistemin 4-4-2, ku fokusi do të jenë dy qendërsulmuesit, e ku të gjithë topat do të shkojnë në adresim të tyre.

FORMACIONI – Në portë do të jetë i padiskutueshmi Manul Nojer. Linjat me 4 në prapavijë përbëhet prej De Ligt dhe Daier, të cilët formojnë “shtyllat” në qendër të mbrojtjes. Nga korsitë shfaqen Joshua Kimish dhe Alfonso Dejvis. Kompani i është përveshur punës, duke realizuar bisedime të drejtpërdrejta me mbrojtën kanadez, me qëllim bindjen për të vijuar në Mynih. Kuarteti i mesfushës i takon dy “regjisorëve”, fjala është për Aleksandër Pavloviç dhe Leon Gorecka. Nga krahët rreshtohen Guerreiro dhe Musiala. Sa herë që Xhamal është inkuadruar në anësore, ka rezultuar më i rrezikshëm në marrjen e krahut, si në asistime ashtu edhe forcën goditëse.

bandicam 2024-06-06 14-53-42-759

Herri Kejn dhe Leroi Sane mbulojnë detyrën e goleadorit. Për kryeshënunesin anglez nuk është një risi. Ai ka luajtur edhe te Totenhem me formacion të ngjashëm, ndërsa kishte “partner” koreanin Son. Sane nga krahu tjetër do të jetë më i avancuar se zakonisht. Mbete për t’u parë sesi do të operojë futbollisti 28-vjeçar, të cilin zakonisht e kemi parë në linja. Formacioni mund të zhvendoset fare lehtë nga 4-4-2 në 4-2-2-2.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"