FORMULA 1/ Lëklerk bën ëndrrën realitet, piloti i Ferrarit më në fund fiton garën e shtëpisë në Monako

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 17:53

FORMULA 1/ Lëklerk bën ëndrrën realitet, piloti i Ferrarit më në fund fiton garën e shtëpisë në Monako

Sharl Lëklerk më në fund ka bërë realitet ëndrrën e tij. Piloti nga Monako, ka fituar pikërisht garën në “rrugët e shtëpisë” në pistën e Montekarlo për herë të parë në karrierë dhe ka kthyer Ferrarin te suksesi në këtë pistë të Formula 1 pas shtatë vitesh mungesë.

leklerk

Lëklerk kishte siguruar pole-position për garën e sotme dhe ia doli ta ruante pa probleme vendin e parë nga starti e deri në fundin e një gare që kishte pak emocione përveç përplasjeve në xhiron e parë të saj mes Perez, Magnusen dhe Hulkenberg që i nxori menjëherë jashtë dhe solli flamurin e kuq derisa u pastrua pista.

Pas krahëve të Lëklerk kishte luftë për vendin e dytë, me Piastrin i cili e mbrojti atë deri në fund nga sulmet e Sainz i cili kërkoi në çdo mënyrë ta kalonte, pa sukses, duke mbetur kështu në vendin e tretë në podium. Zonën e pikëve më pas e plotësuan Norris, Rasëll, Vershtapen, Hemilton, Tsunoda, Albon dhe Gasli.

Pas kësaj gare, Maks Vershtapen vazhdon të mbetet i shkëputur në kryesimin e kampionatit me 169 pikë, i ndjekur nga Lëklerk me 138 pikë dhe Norris me 113.

dasdsaadsasdsadadsads

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"