FOTO/ Barazimi historik me Ajaksin në 1970, Presidenti Meta nderon ekipin e 17-Nëntorit
Një nga rezultatet më të mëdha, të arritura ndonjëherë në arenën ndërkombëtare nga një ekip shqiptar, është padyshim edhe ai i 16 shtatorit të vitit 1970. 17 Nëntori priste në Tiranë, kampionët e Holandës, Ajaksin e Amsterdamit, për ndeshjen e Ligës së Kampioneve.
Dy gola të Suurbier në minutën e 19` dhe të 58` i jepnin avantazhin Ajaksit të Nekens me shokë, por brohorimat e tifozëve u japin zemër futbollistëve të Tiranës (17 Nëntorit) në atë kohë, të cilët me dy gola të Kazanxhi e Çeços, përkatësisht në minutën e 60` dhe të 85`, i marrin një barazim historik Ajaksit.
Me rastin e përvjetorit të 48-të nga ky barazim, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një ceremoni në ambientet e presidencës, për të nderuar atë ekip që arriti barazimin historik më 16 shtator të 1970. Të ftuar ishin figura të njohura të klubit bardheblu, apo edhe sportit shqiptar, si dhe futbollistët aktual të Tiranës.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"