VIDEO/ Dëshpërimi pas finales i Bellingam, ylli i anglezëve nxjerr inatin duke goditur me shkelm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2024 | 0:38

VIDEO/ Dëshpërimi pas finales i Bellingam, ylli i anglezëve nxjerr inatin duke goditur me shkelm…

Një nga lojtarët më të dëshpëruar pas humbjes së finales të Euro 2024 për Anglinë ishte padyshim Xhud Bellingam. Djaloshi kishte marrë ekipin mbi shpatulle në shumë momente të  vështira gjatë këtij Europiani, duke zgjidhur situatat.

aassaddsadsadas

Edhe në finalen ndaj Spanjës, asisti i tij ishte ai që soli golin e Palmer, edhe pse gjatë ndeshjes vetë Bellingam nuk u duk në formën e zakonshme. Megjithatë, dëshpërimi i tij ishte i madh dhe kjo u pa menjëherë pasi mbaroi sfida.

Ai u ul i përlotur në fushën e lojës, i ngushëlluar pas pak çastesh nga trajneri Garet Sauthgejt, Por më pas djaloshi u largua nga fusha për t’i bërë vendin organizatorëve të ceremonisë së medaljeve, dhe teksa iu drejtua pankinës, goditi me shkelm me inat një nga frigoriferët e vegjël të pijeve para sa. Më pas u ul me duart në kokë në pankinë duke menduar për këtë rast të artë që kishte humbur.

asdfsaddsadsaddsasd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"