FOTO/ “Ëndërr e bërë realitet”, Jasir Asani feston kthimin në Shqipëri për të veshur fanellën kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2023 | 13:34

FOTO/ “Ëndërr e bërë realitet”, Jasir Asani feston kthimin në Shqipëri për të veshur fanellën kuqezi

Sulmuesi Jasir Asani i cili aktualisht aktivizohet në Korenë e Jugut me Guangju FC, pas shumë vitesh në të cilat priste një ftesë që nuk i erdhi nga trajnerët paraardhës, më në fund e mori një të tilë nga tekniku i ri i kuqezinjve, i cili duket se do të bëjë ndryshime të mëdha në radhët e skuadrës.

Foto-Shqip-News.-3

Ish-futbollisti i Partizanit e ka pritur me shumë entuziazëm këtë ftesë, për të cilën më parë kishte refuzuar disa herë edhe thirrjet nga Maqedonia e Veriut.

“Ëndërr e bërë realitet. Faleminderit Zot që po më jep mundësi të vesh fanellën e Kombit tim”, shkruante Asani në rrjete sociale pasi u bë publike lista dhe grumbullimi i tij i parë me fanellën kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"