FOTO/ Fitorja e Realit bën të festojë Egnatian, i heq dy rivalët më të vështirë nga shorti i turit të parë në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 2, 2024 | 0:29

FOTO/ Fitorja e Realit bën të festojë Egnatian, i heq dy rivalët më të vështirë nga shorti i turit të parë në Champions

Fitorja e Real Madrid në Ligën e Kampioneve përballë Borusia Dortmund ka sjellë lumturi edhe për skuadrën e Egnatias, pjesëmarrëse e këtij turneu si kampione e Shqipërisë në edicionin e ardhshëm. Klubi rrogozhinas, tani ka dy kundërshtarë të vështirë më pak në shortin e turit të parë kualifikues në të cilin nis rrugëtimin e tij.

MixCollage-01-Jun-2024-11-54-PM-9841

Nga rezultati i finales varej edhe pozicionimi i disa klubeve të ndryshme në Europë në raundet e turneut të vitit të ardhshëm dhe si pasojë e fitores së Realit, kanë kaluar nga turi i parë kualifikues në të dytin menjëherë skuadrat e Karabak dhe të Ferencvarosh.

Këto dy ekipe ishin më të vështirat në vazon e skuadrave të forta në turin e parë dhe largimi i tyre sigurisht që heq kundërshtarë të komplikuar për Egnatian e pozicionuar në vazon e të dobëtave, e cila tashmë ka të qartë emrat e ekipeve më të cilat mund të ndeshet në përballjet e korrikut.

ddddddddd

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"