FOTO/ Futbollisti martohet me partneren e re, por si mori fund lidhja e tij me deputeten Adriana Matoshi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2024 | 22:20

FOTO/ Futbollisti martohet me partneren e re, por si mori fund lidhja e tij me deputeten Adriana Matoshi

Keith Groeneveld i ka dhënë fund beqarisë. Futbollisti afrikan është martuar me partneren e tij në një ceremoni, rreth dy muaj pasi i propozoi për martesë.

Keith Groeneveld (3)Ai ka publikuar foto nga ceremonia, ku bashkëshortja e tij ka zgjedhur një fustan të bardhë elegant, ndërsa Keith kostum ngjyrë gri.

“Dasma, pjesa e parë”, shkruan 24-vjeçari, krahas imazheve nga ceremonia e kurorëzimit.Keith Groeneveld (5)Në një postim në rrjetet sociale në fillim të muajit prill, futbollisti afrikan tregoi se i kishte propozuar për martesë partneres së tij.

“Ajo tha ‘Po’”, shkroi futbollisti, krahas imazhe ku tregoi edhe unazën me të cilën i propozoi.

Keith Groeneveld (4)

Kujtojmë që futbollisti dhe deputetja Adriana Matoshi i dhanë fund lidhjes së tyre rreth dy vite më parë.

Ka qenë Keith Groeneveld, i cili fillimisht ka fshirë fotot në rrjetet sociale me Adriana Matoshin, duke zbuluar se ishin ndarë.

Ai reagoi lidhur me ndarjen duke uruar shumë që aktorja ta kalonte sa më lehtë.

“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica e tyre duan vetëm senzacionin. mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ishte gjëja e duhur për tu bërë” – tregoi asokohe Keith.

Ndërsa aktorja ka treguar se shkaku i ndarjes ishte se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje e të bënin fëmijë së bashku.

Teksa ishte e ftuar në një intervistë Adriana Matoshi shprehu se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje e të kishte fëmijë.

“Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashur të kem edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qënë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet të ecë përpara, të fokusohet në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo të jem unë prioriteti në jetën e tij”, deklaroi Adriana në “ATV.”

Lidhja e aktores me futbollistin e njohur është përfolur shumë për shkak të diferencës prej 19 vitesh që ajo kishte me ish të dashurin afrikan. Ju rikujtojmë se dyshja kishin rreth një vit lidhje së bashku.

Keith Groeneveld (2)Keith Groeneveld (1)PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"