FOTO/ Mirel Josa zyrtarizohet te Besa, edhe Mazrekaj e Goxhaj në prezantim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2024 | 22:35

FOTO/ Mirel Josa zyrtarizohet te Besa, edhe Mazrekaj e Goxhaj në prezantim

Mirel Josa është zyrtarisht trajner i Besës, skuadër në Kategorinë e Parë.

WhatsApp Image 2024-06-05 at 11.54.03 (1)

Ai është prezantuar pak më parë në ambientet e bashkisë Kavajë.

Mësohet se Josa ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare dhe synimi i tij dhe klubit është ngjitja në Superiore.

Pjesë e prezantimit ishin edhe dy lojtarët e afirmuar si fantazisti Mentor Mazrekaj që vjen nga Struga dhe mbrojtësi Jurgen Goxhaj, i cili ka qenë pjesë e Bylisit.

Në prezantim është konfirmuar se trajneri që mbylli sezonin me Besën, Dorjan Bubeqi, do të vijojë në klub në rolin e drejtorit teknik dhe njëkohësisht përgjegjës i akademisë. Ndihmës të Josës do të jenë Fidaim Haxhiu dhe Ylli Teliti.8

FERIZ FERIZAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"