FOTO/ Partizani më i favorizuari! Ekspertët e statistikave tregojnë shanset që kanë të kuqtë me Vllazninë dhe Tiranën për grupet e Ligës së Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2024 | 17:39

FOTO/ Partizani më i favorizuari! Ekspertët e statistikave tregojnë shanset që kanë të kuqtë me Vllazninë dhe Tiranën për grupet e Ligës së Konferencës

Partizani, Vllaznia dhe Tirana nisin nga dita e nesërme rrugëtimin e tyre në Ligën e Konferencës, duke tentuar që të ecin sa më shumë në këtë kompeticion me synimin madhor që mbetet gjithmonë të kapin fazën në grupe të turneut. Por cilat janë shanset e tyre reale për të arritur këtë objektiv madhor.

LIGA E KONFERENCES

Ekspertët e “Football Meets Data” kanë simuluar nëpërmjet një programi kompjuterik 10 mijë herë ndeshjet e fazës kualifikuese të turneut me skuadrat pjesëmarrëse. Dhe skuadra e Superiores e cila ka më shumë shanse për të arritur në fazën në grupe të turneut është Partizani.

Sipas simulimeve kompjuterike, mundësitë e Partizanit për të arritur fazën në grupe të kompeticionit, janë 4%. Ndërkohë, Vllaznia ka 1% shanse, ndërsa Tirana ka vetëm 0,4% shanse për të arritur në fazën në grupe. Këto përllogaritje marrin parasysh faktin që në turet e mëtejshme në garë janë emra shumë të njohur të futbollit europian, teksa në fazën play-off të turneut ka edhe emra si Çelsi, Fiorentina, Lens apo Betis.

dsfsdfdsfdsdfsfsdfdsdsf (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"