FOTO/ Polemika pas fitores së Realit, mbrojtësi: E vështirë të luash kundër 12 lojtarëve
Real Madridi arriti të fitonte në transfertë ndaj Seviljas me rezultatin 1-2, teksa ky takim nuk ka kaluar pa polemika nga kundërshtari. Një karton i kuq i marrë nga vendasit në minutën e 82 të takimit, ka bërë që të nisin polemikat.
Akuna u ndëshkua pas një ndërhyrjeje ndaj Sebajos dhe gjyqtari që ishte pranë aksionit, e ndëshkoi direkt me të kuqe pa pasur nevojë që ta rishikojë rastin në sistemin “VAR”. Por, si duket Akuna nuk ka qenë i këtij mendimi dhe pas ndeshjes ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shkruan “Është e vështirë që të luash kundër 12 lojtarëve”, duke iu referuar edhe arbitrit.
Ndërkohë, nuk ka vonuar as reagimi i Dani Sebajos i cili ka publikuar kaviljen e gjakosur, duke shkruar “Ta lësh ekipin me 10 lojtarë për të përmbysur, është me të vërtetë e vështirë”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"