Postuar: Korrik 2, 2017 | 17:58
Foto / U huazua te Toboli, “prezantohet” Azdren Llullaku
Pas aventurës jo shumë pozitive te klubi i Astanës në Kazakistan, sulmuesi i Kombëtares, Azdren Llullaku, është huazuar brenda kampionatit kazak, te skuadra e Tobolit, e cila i përket një niveli më të ulët se Astana.
Pas kësaj marrëveshje, Llullaku është nisur drejt destinacionit të ri. Në një foto të postuar në rrjetin social “Instagram”, sulmuesi ka treguar biletën e avionit me mbishkrimin: “Gati për një tjetër eksperience”.
Pas mbërritjes, lojtari i Kombëtares Shqiptare nuk ka ngurruar të bëjë edhe një vetë-prezantim, teksa ka pozuar me bluzën e skuadrës së Tobolit. Nuk dihet kur do të ketë një prezantim zyrtar nga ana e klubit, gjithsesi shqiptari ka zgjedhur të vetë-prezantohet.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"