FOTOLAJM/ FSHF e dënoi 1 vit, martohet portieri i Tiranës
Visar Bekaj po vë në rrezik karrierën me dënimin 12 muaj nga Komisioni i Disiplinës për shkak të incidenteve të ndodhur në stadiumin e Rrogozhinës gjatë ndeshjes Tirana-Bylis që përfundoi me rezultatin 2-2.
Gardiani i përfaqësueses së Kosovës nuk ka dhënë versionin e tij për ngjarjen. Ai rrezikon të humbasë shansin e karrierës për të kaluar në Turqi në një skuadër më të mirë.
Ndërkohë pavarësisht telasheve të fundit në karrierën sportive, kjo nuk e ka penguar aspak portierin e Tiranës, që t’i jap fund beqarisë duke lidhur kurorën me partneren e tij ditën e sotme.
Portieri shpreson që ky vendim i rëndësishëm në jetë t’i sjell fat në të ardhmen, ku e pret një karrierë e ndritur në aspektin futbollistik.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"