Fotolajm/ Ish-presidenti Meta shfaqet në ndeshjen e moshave në Lushnjë, luhet për U-17

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2024 | 12:16

Fotolajm/ Ish-presidenti Meta shfaqet në ndeshjen e moshave në Lushnjë, luhet për U-17

Vora arriti të mundte Lushnjën me rezultatin final 0-2, takim i vlefshëm për javën e 27-të të Kampionatit të Moshave U-17.

441509441_999683208193581_8240441939587691715_n

Një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet, sepse falë kësaj fitoreje vorakët tani “parakalojnë” lushnjarët në renditje dhe marrin vendin e parë.

444935912_999681448193757_6976714175984762906_n

Në fakt ai që mori të gjithë vëmendjen gjatë takimit ishte vetë ish-presidenti Ilir Meta, që bashkë me disa miq të tij kishin gjetur kohën dhe kanë shkuar ta ndiqnin ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Meta gjithashtu e publikoi këtë moment edhe në faqen e tij, në rrjetin social “Facebook” ku shkruante:

“Ndeshje luftarake midis U-17 të Lushnjës me Vorën!”

441550019_999683244860244_3142931946527654050_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"