FOTOLAJM/ Mungon vetëm zyrtarizimi, ish-titullari i Vllaznisë arrin akordin me Elbasanin dhe ndjek nga afër… skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2024 | 21:51

FOTOLAJM/ Mungon vetëm zyrtarizimi, ish-titullari i Vllaznisë arrin akordin me Elbasanin dhe ndjek nga afër… skuadrën e re

AF Elbasani nuk ka të ndalur në merkato! Lajmi ekskluziv i “Panorama Sport” drejt konfirmimit. Mbrojtësi shkodran, Esin Hakaj, ka arritur akordin total me klubin verdhezi, teksa në ditën në vijim pritet të vijë edhe prezantimi zyrtar. 

Hakaj Elbasani

Hakaj ishte i pranishëm pasditen e sotme në pistën e stadiumit “Elbasan Arena”, ku ndoqi nga afër duelin miqësor që skuadra e ti e re zhvilloi ndaj Vorës, sfidë që përfundoi me shifrat 2-0 për Elbasanin.  

Për shkak të moshës më të re dhe performancës në sezonin e shkuar, duket se shkodrani  bindi drejtuesit e Elbasanit, për ta bërë pjesë të projektit. Me zyrtarizimin e Hakajt, krahu i majtë i mbrojtjes do të jetë i blinduar.  

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"