FOTO+VIDEO/ Armando Sadiku kthehet tek ekipi ku nisi karrierën: Sot bëra stërvitje aty ku hodha hapat e para…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 23:13

FOTO+VIDEO/ Armando Sadiku kthehet tek ekipi ku nisi karrierën: Sot bëra stërvitje aty ku hodha hapat e para…

Sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku ka publikuar foto dhe video në profilin e tij në Instagram teksa bën të ditur që është stërvitur me ekipin ku ka hedhur hapat e para të karrierës.

gfdj

Bëhet fjalë për Turbinën, aty ku ka luajtur në vitin 2009.

“Sot bëra stervitje me një nga ekipet e babit Tim aty ku edhe un kam hedhur hapat e para te karrjeres time ❤️”, shkruan ai.

Ai ka ndarë foto edhe me disa fëmijë të cilët duken mjaft të lumtur që kanë takuar një futbollist të madh si ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"